Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndodh në kampionatin shqiptar, Pogradeci binjakëzohet me Partizanin dhe Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
Ndodh në kampionatin shqiptar, Pogradeci binjakëzohet me Partizanin

Pogradeci do të luajë në këtë sezon në Kategorinë e Dytë, megjithatë Bashkia e këtij qyteti që menaxhon edhe skuadrën e futbollit duket se ka marrë masat për edicionin e ri. Objektivi do të jetë rikthimi në të Parën, teksa lufta sportive besohet se do të jetë e ashpër.

Në këto kushte, drejtuesit kanë arritur një marrëveshje me Partizanin dhe Dinamon për binjakëzim. Çfarë do të thotë kjo? Në sesionin e merkatos së dimrit, liqenorët kanë të drejtë të kryejnë fazën përgatitore në fushën stërvitore të njërës prej skuadrave të kryeqytetit.

Gjithashtu mund të huazojnë futbollistë nga këto dy klube për t'i shërbyer në gjysmën e dytë të sezonit. Shkresa nga Bashkia e Pogradecit është firmosur edhe nga klubet e kryeqytetit që tashmë do të japin ndihmën e tyre në promovimin e futbollit të kategorive të ulëta.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga