Lorenc Trashi dhe Solomon ishin dy lojtarët më të spikatur në barazimin e ekipit të Al Qadsia dhe Al Arabia, që u mbyll 3-3. Si mbrojtësi, ashtu edhe sulmuesi dhuruan një përformacë të shkëlqyer për Al Qadsia, duke ndihmuar ekipin në marrjen e një pike.
Sulmuesi Solomon shënoi gol në minutën e 84-të, duke treguar sesa vlen. Në krahun tjetër, prezenca e Trashit në fushë i jepte siguri vendasve, sidomos në repartin e prapavijës. Paraqitjet e tyre nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa të dy ish-ët e Partizanit janë bërë pjesë e formacionit të javës.
Al Qadisa renditet në vendin e dytë me 26 pikë, ndërsa Al Arabi mban kryesimin, me 7 pikë më shumë.

Poll