
Barcelona pret nesër mbrëma në shtëpi Atletikon e Madridit, në një 90 minutësh të ''zjarrtë''. Trajneri i blaugranave, Setien ka zhvilluar konferencën e zakonshme për shtyp përpara këtij takimi, me theksin që është që niveli i lartë i kundërshtarit që e ka përballë nesër. Lufta për titullin është vështirësuar, me gabimin ndaj Celta Vigos që mund të kushtojë shumë në fund.
'' Ndeshjet ndaj Atletikos janë gjithmonë të vështira. Ata janë ekip i shkëlqyer dhe kanë identitet. Problemet me Messin apo lojtarët e tjerë? Janë gjëra normale, pasi në jetë secili ka këndvështrimin e vet. Ka komunikim në skuadër dhe pyetje preçize nuk më interesojnë, kaq.'' - deklaron Setien.
Poll