Në data 3 dhe 5 qershor, Shqipëria U-19-të, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kosovën. Trajneri i kuqezinjve, Nevil Dede, në konferencën e tij për shtyp është shprehur se skuadra po formohet dhe ka marrë fytyrë.
Nuk mungojnë grumbullimet nga skuadra shqiptare, por gjithashtu edhe të huaja. Nga klubet vendase, vihet re që 2 lkojtarë janë nga skuadra e Tiranës, Elbasanit, po ështu edhe nga Partizani.
Në fjalën e tij, Dede u shpreh:
"Deri diku, kjo skuadër po formohet. Ka marrë një fytyrë. Strategjia e zyrës tonë përkatëse është që të shohim sa më shumë futbollistë nga Shqipëria. Këtë e kam deklaruar që në fillim. Arsyeja e parë dhe e vetme për këta futbollistë që marrin pjesë në klubet shqiptare është që të ketë respekt dhe vëmendje. Veç kësaj, i duhet dhënë oksigjen ekipeve shqiptare, pasi kanë edhe një sërë ekipesh zinxhir. Duhet të përmirësohen në procesin e rritjes dhe të jenë sa më funksionalë. E para është zgjedhja e elementit më të mirë. Strategji apo ide që duam të ushqejmë futbollin shqiptar. Aty pastaj problematika është se cilët janë më të mirët. Për të furnizuar ekipin U-21 dhe kombëtaren A më pas. Ne i vëzhgojmë gati të gjithë, kudo që ndodhen. Federata ka strukturat e saj edhe në shtetet e tjera të Europës dhe marrim informacion sa më të plotë dhe të saktë. Nëse këta luajnë rregullisht, dërgojmë ftesa dhe shohim se si përshtaten me ambjentin. Mungesa? Përqindja më e madhe e lojtarëve janë të pranishëm. Por, duke qenë këto data, dikush mungon për impenjime të shkollës dhe të tjerë luajnë playoff. Ne me 3 qershor dhe 5 kemi ndeshjet zyrtare miqësore. Dikush është ende në aktivitet. Bozhani mungon sepse klubi i tij merr pjesë në playout. Edhe disa emra të rinj, duhet ta shpjegojmë se kemi parë një pjesë. Ky ështe proces që ka edhe ndryshime. Nuk është se nuk i kemi nën vëzhgim dhe vëmendje."
