
Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë me dije axhendën për Kupën e Shqipërisë.
Në një njoftim në kanalin zyrtar tregohet se gjysmëfinalet e femrave do të zhvillohen të premten, ndërsa të meshkujve të shtunën.
Ndërsa finalet do të luhen të dielën në orën 16:30 dhe në orën 19:00. Në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare thuhej:
"Kupa e Federatës Shqiptare të Volejbollit është veprimtaria e parë e sezonit të ri të rrjetës.
Sipas formulës së adoptuar, kjo veprimtari, që është edhe uvertura e sezonit të ri, vë përballë njëra-tjetrës ekipet që e mbyllën sezonin e shkuar të rregullt në 4 vendet e para të renditjes. Gjysmëfinalet e femrave luhen të premten, ato të meshkujve, të shtunën, ndërsa finalet, të dielën, në ora 16:30 dhe në ora 19:00".