
Interi është ''i dënuar'' të fitojë ndaj Spal, në ndeshjen e nesërme. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndjekur kryesuesit e Juventusit. Por, gjithashtu luhet edhe për një rekord, që zikaltërit nuk e kanë ''thyer'' kurrë. Bëhet fjalë për një fitore të mundshme nesër në ''San Siro'' e cila do ishte e 12-ta në 14 ndeshje të Serie A. Kjo gjë nuk kishte ndodhur më parë tek ekipi i Interit, në gjithë historinë e saj.
Ndeshja mbetet e vështirë pasi Spal nuk është ekip që duhet nënvlerësuar. Megjithatë, Inter është Inter dhe synimet janë të qarta për këtë sezon.
Poll