Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ndeshja delikate, të besuarit e Antonio Contes tentojnë të ruajnë kryesimin

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja delikate, të besuarit e Antonio Contes  tentojnë të

Një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 15-të luhet sonte, ku Interi kryesues ''përplas brirët'' me Romën, në ''San Siro''. Të dy-ja skuadrat kanë objektiva të ndryshëm këtë sezon. Interi ka si synim titullin kampion, pas shumë viteve  që ky titull ka munguar në Milano. Zikaltërit e kanë nisur mbarë kampionatin, me ''timonierin'' Antonio Conte që  e ka rritur shumë Interin në nivel loje dhe rezultati.

Roma ka si synim kapjen e zonës Champions, edhe pse është shumë e vështirë. Në garë për top 4-shen janë edhe Napoli , Milan dhe rivalët e kryeqytetit, Lazio. Të besuarit e trajnerit Fonseca në 5 ndeshjet e fundit kanë arritur të marrin 4 fitore, e kjo tregon se janë në një formë të mirë.

E gjithë vëmendja në Itali, mbetet te kryendeshja Inter-Roma që starton në 20.45.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga