
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli në konferencën për shtyp përara sfidës me Getafen nesër në orën 21:00 për javën e 34-t të La Ligas. Italiani shmang pyetjet për ndeshjen ndaj Manchester City të cilën e konsideron si të shkuar dhe kalon fokusin totalisht te përballja e nesërme. I pyetur për formacionin titullar, Ancelotti zbulon se do të bëjë disa rotacione por ekipi do të jetë përsëri në lojë vetëm për 3 pikë.
“Ndeshja e së martës nuk është tema që ne kemi në mendje sot, por ishte një lojë që kishte shumë aspekte. Me një sy në anën mbrojtëse dhe sulmuese, ne ishim mirë. Fokusi është ndeshja e nesërme. Unë dua të ruaj lojtarët që janë të lodhur, por ata që janë mirë do të dalin në fushë . Skuadra e nesërme do të jetë shumë konkurruese. Nuk mund të jap njëmbëdhjetë tani sepse nuk dua t'i jap përparësi mikut tim José Bordalás.
Courtois do të luajë nesër... dhe Vini gjithashtu, nuk e di nëse nga fillimi, por ai do të luajë nesër. Sigurisht që duhet të marr parasysh gjithçka, lojtarët që nuk luajnë dhe nuk marrin rreziqet. Ndeshja e nesërme kërkon shumë nga ne kundër një skuadre që po lufton për të mos rënë nga kategoria. Ne kemi nevojë për freski dhe energji", tha Ancelotti.