Pak orë më parë është ndarë nga jeta Gëzim Kasmi, një prej futbollistëve më të njohur të viteve 60-70 të Tiranës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, ka ndërruar jetë.
Lajmi i hidhur është shpërndarë nga familjarët e të ndjerit, i cili ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë gjatë viteve të fundit. Kasmi ka ndërruar jetë më 17 tetor dhe do të përcillet nesër për në banesën e fundit.
Nderimet e fundit pritet që të kryhen pranë stadiumit "Selman Stërmasi" pas një bashkëpunimi mes FSHF-së dhe KF Tirana nga ora 11:00 deri në 12:00.
Poll