
Ndeshjet e NBA kanë mbyllur vitin 2023 me ndeshje mjaft interesante, por edhe surpriza.
New Orleans Pelicans kanë mposhtur Los Angeles Lakers me rezultatin 129-109. Një ndeshje surprizuese, me Lakers që marrin një disfatë të papritur.
Në krahun tjetër Oklahoma City Thunder ka fituar 124-108 ndaj Brooklys Nets, ndërsa Boston Celtics vazhdon ecurinë pozitive duke marrë një tjetër triumf. Celtics fituan përballë San Antonio Spurs me rezultatin 134-101.
Në ndeshjet e tjera, Sacramento mposhti 123-92 Memphis Grizzlies, ndërsa Orlando Magic mori një disfatë 107-112 ndaj Phoenix Suns.
Poll