
Philadelphia 76ers ka “likuiduar” Orlando Magic duke i mposhtur me rezultatin 112-92. Në krahun tjetër Cavaliers ka marrë një triumf të vështirë, duke fituar me vetëm 3 pikë diferencë përballë Dallas Mavericks. Sfida përfundoi me rezultatin 113-110.
Toronto Raptors fitoi pa probleme ndaj Washington Wizards. Raptors triumfuan me rezultatin e thellë 132-102. Ndërsa Brooklyn Nets u mposht 122-144 nga Milwaukee Buck.
Në ndeshjet e tjera, Phoenix Suns mposhti 129-113 Houston Rockets, ndërsa Oklahoma City Thunder fitoi 129-120 përballë New York Knicks.
Poll