Mbrëmjen e djeshme u luajt gjysmëfinalja e parë e Nations League, ku Holanda dhe Kroacia bënë mes tyre llogaritë. Skuadra e Luka Modric arriti të siguronte biletën për në finale pasi mposhti në kohën ekstra 4-2 “tulipanët”.
Ditën e sotme në orën 20:45 është radha e dy gjigandëve për të përplasur “brirët” mes tyre për biletën e dytë të finales, ku Kroacia po pret të mësojë kundërshtarin e saj.
Spanja dhe Italia do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për finalen, teksa kjo sfidë do të luhet në “De Grolsch Veste”.