Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Napoli 'qan' dhe Juventusi 'qesh', bardhezinjtë kualifikohen në turneun prestigjioz pas eleminimit të kampionëve nga Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Napoli 'qan' dhe Juventusi 'qesh', bardhezinjtë

Napoli nuk ia doli në trasnfertë, teksa u mposht nga Barcelona me shifrtat 3-1, me katalanasit që kualifikohen në çerekfinalen e Champions League. Në këtë mënyrë napolitanët eleminohen nga ky kompeticion dhe kjo disfatë “dhemb” të kampionët e Italisë.

Por nëse një skuadër italiane qan për këtë eleminim, një tjetër ekip “feston”. Është pikërisht Juventusi që kualifikohet automatikisht në një turne të rëndësishëm. “Zonja e Vjetër” do të jete pjesmarrëse në Kupën e Botës për Klube, kompeticion që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara në verën e vitit 2025.

E gjitha kjo arrihet pasi Napoli mbetet në kuotën e 42 pikëve dhe renditja e viteve të fundit me 48 pikë nuk është tejkaluar nga kampionët. Në këto kushte Juventusi kualifikohet si skuadra e dytë pas Interit.

Sigurisht se një arritje e tillë ka edhe përfitime për ekipet. Sipas “La Stampa”,përfitimi vetëm pjesëmarrja në Botërorin e Klubeve të vitit 2025 llogaritet rreth 50 milionë euro, para të çmuara për të lehtësuar një buxhet me dritë të kuqe për Juven (më 31 dhjetor 2023 raporti gjashtëmujor ishte negative me 95 milionë).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga