
Napoli bën hap fals me Bolonjën në shtëpi duke humbur me rezultatin 1-2. Problemet e shumta në klub, ekipi i drejtuar nga Ançeloti i shfaq dhe në fushën e lojës, teksa në SERIA A kanë më shumë se 5 javë pa fituar. Pas ndeshjes për mediat italiane foli trajneri Ançeloti, i cili tashmë mban gjithë presionin mbi supe.
"Jemi në një moment delikat. Të gjithë sëbashku duhet të bëjmë vlerësimet për të dalë nga kjo situatë e keqe dhe e gjatë. Unë nesër do të flas me ekipin, për të marrë një vendin dhe për ti dhënë fund këtij momenti që dukej sikur kishte përfunduar pas ndeshjes ndaj Liverpool-it, por mesa duket nuk ishte kështu.
Unë kam besim si tek ekipi edhe tek kompania, por gjërat nuk po shkojnë mirë dhe duhet ndërhyrje urgjente. Me shoqërinë unë kam folur çdo ditë. Kam një marrëdhënie të përditshme me presidentin dhe drejtorin sportiv. Ne jemi të bashkuar, të gjithë po vuajmë. Ky moment është delikat dhe duhet të gjejmë zgjidhjen sa më të shpejt", tha Ançeloti.