
Tre sezone më parë, Myrto Uzuni do të shfaq në Superligë, kur u transferua në merkaton e dimrit nga Tomori tek Apolonia.
Nuk ishte e vështirë të dalloheshin cilësitë e talentit që është pjesë e Shpresave kuqezi, aq sa shumë prej ekipeve të Superligës, sapo përfundoi sezoni nisën "ankandin" për të joshur mesfushorin me tipare sulmuese.
Por, gjithçka u frenua për shkak se klubi i Apolonisë nuk dëshironte të privohej nga Uzuni dhe ta lëshonte falas.
Ofertat nga ekipet e Superligës nuk kanë reshtur gjatë sezoneve të fundit për Uzunin, por ai vazhdon të mbetet në kontratë me klubin fierak, ndërsa Apolonia vijon të mos jetë një skuadër që pretendon për elitën, sepse është larg kreut në Grupin B të Kategorisë së Parë.
Myrto Uzuni ka ende edhe dy vite kontratë me Apoloninë dhe duket se Superliga për të duhet të presë ende, ashtu si edhe ekipet e elitës së futbollit shqiptar për të afruar një nga talentet më të kërkuar të momentit.