Hoze Murinjo ishte protagonist në konferencën e zhvilluar para sfidës me Liverpulin. Trajneri i United po fliste për rëndësinë e ndeshjes. Por, në një moment njëri nga telefonat e gazetarëve që po regjistronin zërin e tij bie, dhe portugezi nuk ngurron ta hapë duke bërë batutë me gazetarin anglez.
Por, siç duket ky moment gazmor i bërë nga Murinjo është vënë re edhe nga lojtarët tanë të Superiores, siç është Ylli Shameti. Qendërmbrojtësi gjirokastrit ka postuar videon e teknikut portugez, ndërkohë qesh me lot dhe shkruan: “Është i madh fare”.