Trajneri i Mançester Junajtid, Hoze Murinjo, vazhdon përpjekjet për të përforcuar ekipin e tij. Ai është vënë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë dhe dukët se e ka gjetur futbollistin që i duhet.
Bëhet fjalë për brazilianin Fabinjo, 22-vjeçarin e Monakos që është paraqitur mjaft mirë sezonin e kaluar në kampionatin francez. Fabinjo ka të njëjtin agjent me Murinjon, portugezin Horge Mendes, ndaj arritja e një marrëveshjeje duket më e thjeshtë.
Sipas raportimeve, Monako kërkon rreth 30 milion euro për ta lënë të lirë brazilianin, dhe duket se Murinjo është i gatshëm të plotësojë kërkesat e francezëve.