
Finalja e Kupës së Botës do të mbyllë rrugëtimin e saj ditën e nesërme. Argjentina dhe Franca do të sfidojnë njëra-tjetrën përgjatë 90 minutave apo dhe më tepër në rast të baraspeshës.
Angel Di Maria është një nga pikpyetjet e mëdha të Scalonit deri në orët e fundit. Një ngjarje interesante pritet të përsëritet këtë prag-finale. Biseda e famshme që Di Maria kishte me Scalonin në finalen e Copa Amerika.
Biseda:
“Scaloni më thirri për të folur privatisht. Ai mu drejtu:’Sa herë flas me ty më vjen të qaj’. Me sy të përlotur më pyeti se si e ndjeja veten për finalen e Copa Amerika. Scaloni më tha që ishte i bindur për të luajtur, por më tregoi që duhet të luaja siç bëja në 30 minutat e fundit, në të kundurt më mirë të aktivizohesha në fund dhe jo nga minuta e parë. Unë i thash që do të luaja maksimalisht për sa minutat të donte ai, 30, 40, 50 apo dhe 90. Çdo gjë shkoi me sukese dhe ne fituam.”