Shqipëria humbet 3 pozicione në renditjen e FIFA-s. Ditën e sotme insituticioni më i lartë I futbollit ka publikuar renditjen e ekipeve kombëtareve pas ndeshjeve të luajtura gjatë këtij muaji. Kuqezinjtë e drejtuar nga Reja barazuan ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë e kjo ka bërë që të humbasin 3 pozicione në klasifikim.
Muajin e kaluar Shqipëria renditej në vendin e 66-të ndërsa këtë muaj renditet në vendin e 69-të. Gjitashtu edhe Kosova ka humbur një pozicion në këtë klasifikim pas rezultateve negative. "Dardanët" renditen në vendin e 117-të në botë, ndërsa vendi i parë vazhdon të mbahet nga Belgjika e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Top 10 mbyllet me Kolumbinë, ndërsa Italia, Gjermania dhe Hollanda vazhdojnë të jenë jashtë 10 klubeve më të mira në botë.


