Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mavraj beson te mrekullia, por pas Lihteinshteinit

Shkruar nga NEWSPORT
Mavraj beson te mrekullia, por pas Lihteinshteinit

Mërgim Mavraj foli në konferencë për mediat një ditë para ndeshjes me Lihtenshteinit. Qendërmbrojtësi kuqezi deklaroi që sfida e nesërme do të jetë e vështirë, megjithatë ai beson te forca e grupit. Gjithashtu ai tha që të besojnë te mrekullia, fillimisht duhet të kalojnë Lihtenshteinin.

"Që të bëjmë një mrekulli dhe të arrijmë te kualifikimi  duhet të kalojmë Lihtenshteinin. Është një ndeshje shumë e vështirë. Jemi plot vetëbesim. Nuk është se nënvlerësojmë Lihtenshteinin, por kemi besim se do ja dalim. Sot për sot nuk ka më kundërshtarë të vegjël. Për çdo fitore duhet të punosh maksimalisht, të përqëndrohesh siç duhet. Duhet të hapim lojën, të japim topa të mirë. Besoj se në këtë ndeshje ne do të jemi të përqëndruar deri në minutën e fundit, pasi Lihtenshteini ka sulmues të rrezikshëm.

Goditjet standarte? Janë një armë e fortë. Shpesh herë vendoset fitorja nga ato", deklaroi Mërgim Mavraj.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu