
Manchester City fitoi dje 1-2 me PSG në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve. Pas ndeshjes, për Sky Sport ka qenë prezent Pep Guardiola në një bisedë. Trajneri i Cityt ka vlerësuar të tijtë, ndërsa në lidhje direkte ishte edhe Del Piero.
Të njohur për miqësinë e tyre, ish-kapiteni i Juventus nuk ka lënë rastin të kalojë pa batuta, duke I kërkuar spanjollit se kur I ka disa ditë pushim. Dyshja ka kujtuar miqësinë e hershme, duke lënë drejtpërdrejt një takim mes tyre, teksa në mes këtë herë do jenë edhe... makaronat, pasi Guardiolës I mungon koha në Itali.
Del Piero: Kur i keni disa ditë pushim që të vij edhe unë për një takim?
Guardiola: Të siguroj që do vij në Itali, më ka marrë aq shumë malli për makaronat.