Trajneri i Romës, Jose Mourinho, shpeshherë merr pjesë në seancat stërvitore të lojtarëve të tij dhe në seancën e djeshme, pati një përplasje me Marash Kumbullën. Mourinhno mori një goditje në këmbë dhe strategu portugez publikoi pamjet në “Instagram”, duke shkruar se Kumbulla e goditi dhe duke ngacmuar mbrojtësin shqiptar, duke e quajtur atë fajtorin.
Kumbulla nuk vonoi dhe komentoi në postimin e Jose Mourinhos, duke shkruar: “Ishte ndërhyrje e pastër mister, kapa topin” dhe me disa emoji duke qeshur. Pikërisht këtu, futet edhe ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana.
Komenti i ish-kapitenit është pikant, ku nuk ngurron as të provokojë Mourinhon. “Jose, Kumbulla të dëmtoi që të mos luash titullar në Tiranë”. Gjithçka në kontekstin e shakave dhe duket se Mourinho i ka mirëpritur komentet e dy shqiptarëve.
