
Kanë kaluar shumë vite, por Milito vështirë se do e fshijë nga mendja atë natë. Në një intervistë për mediat argjentinase, ai flet me lëvdata për Mourinhon. Për përballjen në Champions në vitin 2010 mes Interit dhe Bayernit është ajo që pyetet shpesherë ish-bomberi zikaltër. Nuk mund të mungojnë detajet, të cilat asokohe kanë bërë diferencën.
"Mourinho është fenomen, një nga trajnerët më të mirë ndonjëherë. Kam mësuar shumë prej tij në vetëm një vit, veçanërisht në drejtim të menaxhimit të grupit. Kam shumë gjëra për të treguar për atë që ishte në një nga sezonet më të mira të historisë së klubit dhe karrierës time.
Unë nuk kam diçka që të them publikisht, edhe pse ka shumë gjëra. Çfarë na tha Mourinho para finales së Ligës së Kampionëve me Bayern? Si për çudi ishte i qetë, kishte tension në dhomat e zhveshjes por Mourinho na qetësoi" - shprehet Diego Milito.