
Dje janë mbajtur gjysmëfinalet në “Shtëpia e Futbollit” për moshat U-17 dhe U-19 në Kupën e Shqipërisë. Teuta ka arritur të kualifikohet për në finale sa i takon të rinjve U-19.
Akademia e Futbollit Teuta ka reaguar në rrejtet sociale rreth arritjes së jashtëzakonshme të objektivit. Durrsakët e vegjël mposhtën Apoloninë me rezultatin 1-0 për të prekur finalen dhe mbase trofeun në fund. Blutë shkojnë në finale falë talenteve të akademisë dhe punës së teknikut Xhevair Kapllani.
Një triumf mëse i merituar për klubin e Superiores që tregon se ka në ekip perspektiva të së ardhmes. Goli i vetëm erdhi në minutën e 89-të falë Samule Xhafkollarit, gjë që solli festë të çmendur në pankinën e klubit nga Durrësi. Tani, “Djemtë e Detit” përballen me Tiranën për të fituar Kupën.