Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Të motivuar për rikthimin në “Selman Stërmasi”, Tirana “masakron” Flamurtarin me statistika

Shkruar nga NEWSPORT
Të motivuar për rikthimin në “Selman Stërmasi”,
Tirana - Flamurtari / 2018

Tirana dhe Flamurtari do të përballen ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 16:00.

Një duel mjaft interesant, i cili pritet të dhurojë “show” në fushën e blertë, duke ditur që të dy ekipet janë me histori në elitën e futbollit shqiptar.

Megjithatë, statistikat flasin në favor të “bardhebluve”, duke favorizuar pikërisht vendasit për duelin e sotëm.

Në 39 ndeshjet e fundit të zhvilluara mes tyre, kryeqytetasit kanë triumfuar 17 herë. Në krahun tjetër, Flamurtari ka fituar 14 ndeshje, ndërsa 8 të tjera kanë përfunduar në baraspeshë.

Pritet të shihet se si do të shkojë dueli i sotëm dhe cili prej ekipeve do të përmirësojë statistikat.

Poll

Lexo gjithashtu