Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

“Step by Step”, trajneri Tedesco ndjek nga afër talentët kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
“Step by Step”, trajneri Tedesco ndjek nga afër talentët
Lojtaret e U-17

Trajneri i Kombëtares U-17, Andrea Tedesco, vazhdon punën e përjavshme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke stërvitur lojtarët më të talentuar të grupmoshave U-16 dhe U-17 të klubeve dhe akademive shqiptare, në kuadër të programit të Federatës së Futbollit, “Step by Step”.

Trajneri kuqezi, që do të drejtojë Kombëtaren U-17 në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, po vëzhgon nga afër talentët shqiptarë që mund të jenë pjesë potenciale e listës përfundimtare për Europianin.

Gjithashtu, këtë muaj Shqipëria U-17 do të grumbullohet në kuadër të raundit të dytë të kualifikuesve.

Kuqezinjtë janë pjesë e Grupit B6 dhe do të përballen me Uellsin dhe Azerbajxhanin. Shqipëria do të luajë ndaj Azerbajxhanit më 19 mars, ndërsa më 25 mars do të përballet me Uellsin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga