Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Portieri e ka shpëtuar Elbasanin disa herë", drejtori Guranjaku i pakënaqur me sulmuesit: Pres më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
"Portieri e ka shpëtuar Elbasanin disa herë", drejtori
Elton Guranjaku

Elbasani dhe Dinamo do të përballen pasditen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” nis në orën 18:00. Në prag të kësaj sfide ka folur drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku.

“Për faktin që sot është java e 12-të, mendoj që kemi bërë mirë dhe jemi në pritshmëritë tona. Në disa ndeshje mund të bënim më mirë dhe jemi në rrugën e duhur. Sot është një tjetër ndeshje e fortë mes dy skuadrave që luftojnë për vendin e katërt. Është e vetmja skuadër që na ka mposhtur në fazën e parë, sot shpresoj të fitojmë ne.

Dëmtimet janë një çështje që është diskutuar shumë. Është diçka që duhet ta rregullojmë si staf dhe shpresoj mos të kemi më dëmtime. 3-4 lojtarë me dëmtime muskulare në ndeshjen e fundit janë shumë. Ngërç nuk ka te Elbasani sepse kemi pasur raste për gol pavarësisht barazimeve. Falë portierit tonë disa ndeshje i kemi kaluar mirë.

Përsa i përket sulmit ka shënuar Ze Gomes më shumë nga të gjithë. Kemi sulmues me 0 gola, presim më shumë.

Tifozët? Deri tani këmi qenë skuadra dhe stadiumi me më shumë tifozë në Shqipëri. Edhe sot do të vijnë tifozët sepse na kanë mbështetur gjithmonë dhe do ta bëjnë dhe në javët e ardhshme”, është shprehur Guranjaku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga