Partizani U-19 mori një fitore shumë të rëndësishme në duelin e fundit kundër Skënderbeut. Të kuqtë triumfuan me përmbysje ndaj korçarëve në shifrat 3-1. Ku golit të Xhixhos për juglindorët do iu përgjigjej Qokthi me një dopietë dhe në fund Ogunleye. Për të marrë 3 pikët që i ngjisin “demat” në krye të renditjes.
Dhe tashmë me 4 ndeshje nga përfundmi i kamiponatit, kryeqytetasit kanë gjithçka në dorën e tyre për tu shpallur kampion. Një ndër elementët më të spikatur tek skuadra e kuqe në ndeshjet e fundit, por edhe gjatë gjithë edicionit ka qenë Nebi Qokthi. Sulmuesi me origjinë nga Shkodra është pjesë e akademisë të të kuqve prej më shumë se dy sezonesh tashmë. Ku mban edhe shiritin e kapitenit tek ekipi U-19.
Numri 9-të shënoi një dopietë së fundmi kundër Skënderbeut. E ndërsa kishte gjetur rrjetën edhe në duelin paraardhës. Duke qenë kështu personazhi kryesor i sukseseve të Partizanit në ndeshjet e “play off” ku luhet për titullin kampion.
18-vjeçari ka qenë pjesë edhe e seancave stërvitore të ekipit të parë të 17 herë kampionëve të vendit. Ku po pret rastin e tij për të debutuar në Superiore sa më shpejt, me të kuqtë që tek Qokthi shohin një element të rëndësishëm të së ardhmes. Me sulmuesin që vazhdon traditën e futbollistëve shkodranë që në vite kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në rradhët e Partizanit.