
Kombëtarja shqiptare U-15
Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Kroacisë më 8 dhe 10 prill në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajneri i kuqezinjve, Armand Dama, ka ftuar 20 futbollistë për këto dy takime.
12 lojtarë janë pjesë e Akademisë së FSHF-së “Elite Youth” dhe aktivizohen në klube shqiptare. Pjesa tjetër e lojtarëve vijnë nga klube jashtë vendit si Como, Bayer Leverkusen, Atalanta, Roma, Pro Patria, Panathinaikos, Modena dhe Genoa.
Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin dhe përgatitjet nga sot në Durrës.
Takimi i parë miqësor do të luhet më 8 prill, në orën 15:00, ndërsa i dyti më 10 prill, në orën 10:00.

Poll
Lexo gjithashtu
MOSHAT (U17-U19)
Po shkëlqen me Partizanin, sulmuesi shkodran pret shansin e tij
MOSHAT (U17-U19)
“Step by Step”, trajneri Tedesco ndjek nga afër talentët kuqezi
MOSHAT (U17-U19)