Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen ndeshjet gjysmëfinale, spikat derbi i Kryeqytetit dhe Partizani-Vora

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen ndeshjet gjysmëfinale, spikat
Kupa e Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19

Janë luajtur këtë fundjavë ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19. Në këtë fazë u vunë përballë njëra-tjetrës tetë ekipet pjesëmarrëse për çdo grupmoshë, me ndeshjet që u luajtën në Kamëz dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në grupmoshën U-17 kaluan më tej Partizani, Vora, Apolonia dhe Skënderbeu. Të shtunën Partizani mundi Teutën 3-2, ndërsa Vora triumfoi ndaj Vllaznisë 2-1.

Sot, Apolonia mposhti Dinamo City-n 3-1, ndërsa Skënderbeu mundi Tiranën 3-2.

Sipas skemës së përcaktuar, Partizani do të përballet në gjysmëfinale me Vorën, ndërsa Apolonia me Skënderbeun.

Në grupmoshën U-19, Teuta, Tirana, Dinamo City dhe Apolonia janë ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni. Të shtunën, Teuta mposhti Bylisin 3-0, ndërsa Tirana fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Vllaznisë.

Sot, Dinamo City mundi Skënderbeun 4-1, ndërsa ndeshja Apolonia – Partizani u mbyll në barazim 1-1. Nga penalltitë, më të saktë u treguan fierakët që triumfuan 5-4.

Sipas skemës së përcaktuar, Teuta do të përballet në gjysmëfinale me Apoloninë, ndërsa Dinamo City me Tiranën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga