Partizani ka barazuar në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur autori i golit për Teutën, Matias Lloci.
“E mendova që mund ta humbisja penalltinë, pas në fund të ndeshjes ke pak presion. A ndihem titullar dhe bazë e skuadrës? Jam i fokusuar krejtësisht te Teuta. Kemi një objektiv. Teuta më ndihmon shumë.
Ndaj Bylisit ishte dita e zezë për ne. Por tani kemi bërë dy ndeshje të mira me Elbasanin dhe sot. Duhet të vazhdojmë kështu, në këtë mënyrë”, është shprehur Lloci.
Poll