
Kombetarja e vajzave U-19 gjate nje seance stervitore
Pas fitores në ndeshjen e parë me Malin e Zi, ekipi Kombëtar U-19 për vajza do të zbresë sërish në fushë për takimin e dytë ndaj Moldavisë. Sfida do të luhet në orën 13:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Skuyadra jonë mbylli përgatitjet për këtë sfidë ditën e djeshme. Një sfidë shumë e rëndësishme për vajzat kuqezi, p[asi do të kërkohet një tjetër fitore për të vazhduar rrugëtimin e tyre në Euro U-19.
FSHF-ja ka vendosur të surprizojë tifozët dhe hyrja në stadium të jetë falas. Në këtë ëmnyrë kërkohet edhe mbështetje nga tifozët për vajzat U-19 në një ndeshje mjaft delikate me Moldavinë.
Poll
Lexo gjithashtu
MOSHAT (U17-U19)
Po shkëlqen me Partizanin, sulmuesi shkodran pret shansin e tij
MOSHAT (U17-U19)
“Step by Step”, trajneri Tedesco ndjek nga afër talentët kuqezi
MOSHAT (U17-U19)