Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria nis grumbullimin, fton 19 futbolliste

Shkruar nga NEWSPORT
Euro U-17 për vajza/ Shqipëria nis grumbullimin, fton 19 futbolliste
Kombëtarja U-17 e vajzave

Kombëtarja U-17 për vajza do të nisë të dielën grumbullimin zyrtar për ndeshjet e raundit të dytë të kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Ndeshjet e grupit B3 ku bën pjesë Shqipëria, Andorra, Izraeli dhe Bjellorusia do të zhvillohen në Andorra në datat 4, 7 dhe 10 mars.

Trajnerja Cyme Lulaj ka ftuar 19 futbolliste shqiptare për sfidat e këtij raundi, duke bërë një kombinim mes lojtareve që luajnë në kampionatin vendas dhe kampionatet europiane. Përfaqësuesja kuqezi do të nisë grumbullimin direkt në Andorra më 2 mars, teksa me 4 mars në ora 11:00 do të luajë ndeshjen e parë kundër Izraelit.

Më 7 mars, vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e dytë kundër Andorrës pritëse. Ky takim është programuar të nisë në ora 15:00. Tre ditë më vonë, më 10 mars, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij raundi kundër Bjellorusisë në ora 10:00.

Më poshtë lista e plotë e futbollisteve të grumbulluara për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian U-17 për vajza:

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria nis grumbullimin, fton 19 futbolliste
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga