
Arbitrat - Superiore
Dinamo do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Skënderbeut, ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, nis në orën 17:00.
Newsport.al ka mësuar dhe grupin e arbitrave që do të gjykojnë ditën e nesërme këtë ndeshje mjaft interesante. Gjyqtar kryesor në këtë duel do të jetë ai i FIFA-s, Enea Jorgji.
Ndërsa asistentët e këtij të fundit janë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i katërt është emëruar Eldorjan Hamiti, ndërsa në VAR, dyshja Florjan Lata dhe Silvio Dyrmishi.
Bazuar në grupin e arbitrave, FSHF ka vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, duke u vënë në dispozicion më të mirët.
Poll