
Partizani U19 - Apolonia U19
Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së sotme, Partizani U19 – Apolonia U19. Sfida e vlefshme për javën e dytë të Superiores së moshave, po zhvillohet në “Arena e Demave”.
Apolonia e nisi ndeshjen me 9 lojtarë, kjo për shkak të mungesës së fanellave te klubi fierak. Kjo madje ka bërë që sfida e parashikuar të startonte në orën 12:00, ka startuar 1 orë e gjysmë më vonë, pra në 13:30.
Ngjarje e cila nuk ka ndodhur kurrë në vendin tonë, por Apolonia është në pritje që në lojë të futen dhe dy lojtarët e tjerë. Vlen të përmendet se me dy lojtarë më shumë, Partizani nuk ka shënuar ende edhe pse është minuta e 30-të.
Poll
Lexo gjithashtu
MOSHAT (U17-U19)
Po shkëlqen me Partizanin, sulmuesi shkodran pret shansin e tij
MOSHAT (U17-U19)
“Step by Step”, trajneri Tedesco ndjek nga afër talentët kuqezi
MOSHAT (U17-U19)