Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Bylis U-19 shpallet kampion, siguron pjesëmarrjen për herë të parë në “UEFA Youth League”

Shkruar nga NEWSPORT
Bylis U-19 shpallet kampion, siguron pjesëmarrjen për herë
Bylis U-19

Bylis U-19 është zyrtarisht ekipi fitues i kampionatit “Abissnet Superiore” U-19 për edicionin 2023/2024, duke siguruar për herë të parë në histori edhe pjesëmarrjen në “UEFA Youth League”.

Ballshiotët u kurorëzuan kampion pasi u renditën në vendin e parë pas 26 javësh me 36 pikë të grumbulluara. Bylis U-19 siguroi 15 fitore gjatë këtij edicioni, ndërsa numëron edhe gjashtë barazime dhe pesë humbje.

Sot u zhvillua edhe ndeshja e fundit e kampionatit për Bylisin U-19, e cila ishte në transfertë ndaj Partizanit U-19 në stadiumin “Arena e Demave”, që përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Në përfundim të kësaj sfide u zhvillua edhe ceremonia e titullit kampion nga FSHF, ku anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i dorëzoi futbollistëve të Bylis U-19 trofeun e kampionit dhe medaljet.

Bylis U-19 do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të kompeticionit europian për klubet kampione  “UEFA Youth League”.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga