Trajneri i Milanit, Vinçenzo Montela, u ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin në San Siro me patjetër të dy futbollistëve, Huan Kuadrado dhe Borja Valero.
Për momentin merakto kuqezi është e bllokuar pasi Karlos Baka nuk është shitur ende dhe nuk ka fonde për të vepruar, por edhe afrimi i dy dëshirave të Montelës nuk duket aspak i thjeshtë. Çelsi ka pranuar ta huazojë Kuadradon në Milano për këtë sezon por kërkon ta bëjë diçka të tillë me detyrim blerjeje për 30 milion euro në sezonin e ardhshëm. Ndërsa afrimi i Valeros gjithashtu do të jetë mjaft i kushtueshëm pasi Fiorentina nuk është e gatshme të lejojë të largohet për pak para një nga futbollistët më të mirë të ekipit.
Montela ka përcaktuar se sezonin e ardhshëm do të luajë me 4-3-3 ndaj dhe futbollistët e kërkuar do t’i shërbenin shumë, por duket se për momentin duhet të bëjë çtë mundet me lojtarët ata që ka në dispozicion.