Leo Mesi ka një fanse speciale që e mbështet në të gjitha zhvillimet e karrierës së tij, qofshin këto pozitive apo negative. Ajo është modelja Suzy Cortez, e njohur si ‘’miss Bum Bum’’, e cila e ka shprehur kurdoherë pëlqimin ndaj argjentinasit.
Shpeshherë ajo publikon foto me vizatimin e fanellës së Mesit në trup. Por kjo sjellje e modeles duket se ka nxitur reagimin e gruas së futbollistit. Sipas saj ka qenë presioni i bashkëshortes shkaku që ka detyruar Mesin të mos e ndjekë më modelen në Instagram. Duke i dhënë në këtë mënyrë fund miqësisë së tyre virtuale. Ajo ka kërkuar dhe falje nëse sjellja e saj ka nxitur probleme ndërmjet çiftit.
Sot Mesi të paktën ka marrë një ngushëllim pas momentit të keq që po kalon me kombëtaren e Argjentinës. Gjithkujt do i pëlqente një ngushëllim nga ana e modeles.