Sot, është hedhur shorti për fazën parakualifikuese të Europa League. Goglat kanë caktuar që skuadra e Prishtinës do të ndeshet me ekipin nga Gjibraltari, St Joseph’s. Takimi i parë do të luhet në 27 qershor në Prishtinë, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet në 4 korrik në Gjibraltar.
Për kryeqytetasit kjo është hera e tretë që do të luajë në këtë kompeticion. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa pritet të surprizojë, megjithatë këtë do ta tregojë vetëm fusha e blertë.