Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mirel Josa e ndan mendjen për Takun, gjen zëvendësuesin e "bomberit" që përjashtoi nga stërvitja

Shkruar nga NEWSPORT
Mirel Josa e ndan mendjen për Takun, gjen zëvendësuesin e

Mirel Josa duket i vendosur në vendimin e tij për të mos pranuar në stërvitje Afrim Takun me të cilin pati një debat tri ditë më parë, çka solli edhe përjashtimin e 27-vjeçarit nga stërvitja e Tiranës dhe pezullimin e tij nga skuadra.

Ditën e djeshme, "bomberi" bardheblu ka pasur një takim me presidentin Halili dhe tashmë pritet që numri 1 i klubit të Tiranës të ketë një takim me trajnerin Josa për të vendosur përfundimisht, fatin e Takut te 24 herë kampionët e vendit.

Por, deri në këtë moment, shënuesi i 8 golave për Tiranën në kampionat, nuk do të jetë pjesë e ekipit.

Para ndeshjes kundër Luftëtarit, trajneri Mirel Josa ka vendosur që të hedhë si titullar Dorian Kërçikun në rolin e mesfushorit të djathtë, duke zëvendësuar Takun e pezulluar.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga