Bylisi e mbylli vitin kalendarik në vendin e parë në grupin B katër pikë më shumë se vendi i dytë Besa duke u shpallur kampion dimri. Edhe pse kampionati është mbyllur ballshiotët vazhdojnë stërvitjen dhe ditën e sotme është programuar një ndeshje miqësore ndaj Apolonisë. Është vet klubi që në faqen e tyre zyrtare në Facebook njofton për sfidën e sotme që do të luhet në orën 13:30 në stadiumin Adush Muça në Ballsh.
Poll