Mesazhi politik i Novak Gjokoviç për Kosovën në French Open ishte “i pavend” dhe “nuk duhet të përsëritet”, thotë ministrja franceze e sportit. Amelie Oudea-Castera është shprehur se duhet të ketë një “parim të neutralitetit për fushën e lojës”.
Serbi shkroi në objektivin e kameras “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën.” Bëhet fjalë për tensionet e ditëve të fundit në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, shkruan BBC.
“Kur mbani mesazhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mesazhe që i bashkojnë njerëzit rreth vlerave universale, një sportist është i lirë t’i shprehë ato,” i tha Oudea-Castera transmetuesit France 2.
“Por në këtë rast ishte një mesazh shumë aktivist, që është shumë politik. Nuk duhet të përfshiheni, sidomos në rrethanat aktuale dhe nuk duhet të përsëritet më”, ka vijuar ministrja franceze e sportit.
Autoritetet Olimpike të Kosovës kanë kërkuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që të hapë procedura disiplinore kundër Gjokoviç, duke e akuzuar atë për nxitje të tensioneve politike. Kampioni 22 herë i Grand Slam, është djali i një njeriu që lindur në Kosovë.
[caption id="attachment_694913" align="alignnone" width="687"] Mesazhi kunder Kosoves qe shkroi Novak Gjokovic[/caption]