
Lojtari i Vitesse në kampionatin holandez, Milot Rashica, i cili u grumbullua nga trajneri De Biazi, por më pas nuk u fut në listën e Kombëtares për ndeshjet në grupe, është duke shijuar pushimet në Shqipëri. Sot është dhe ditëlindja e tij, ndërsa ka menduar të vazhdojë karrierën me Vitessen.
Sa i përket mbështetjes së tifozëve, për ditëlindje ai iu ka prezantuar dhe menaxherin e tij, ish-mesfushorin e Kombëtares kuqezi, Altin Lala. Me këtë të fundit ai ka postuar një foto në “facebook”, ku ndodhet pranë tij duke drekuar.