Sergej Milinkovic-Savid me shumë gjasa do të largohet nga Lazio, pasi ka marrë një ofertë stratosferike nga Al Hilal në Arabinë Saudite. Shifrat e ofertës nuk janë bërë të ditura, por sulmuesi serb vështirë ta refuzojë.
Në këto kushte te Lazio kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e sulmuesit dhe nuk ëshstë dashur të shkojnë larg, pasi benda Serie a kanë pikasur të duhurin. Madje të kampionët i kanë “shkel syrin” Piotr Zielinski.
Lojtarit polak i përfundon kontrata në qershor të vitit 2024 dhe kampionët mund ta shesin për të mos e humbur me parametra zero. Napolitanët për të lënë të lirë mesfushorin kërkojnë minimumi 25 milionë euro, shifër kjo që konsiderohet e lartë nga presidenti Lotiti. Mbett të shihet se si do të shkoj ky operacion në ditet në vijim. Kujtojmë se për polaku ka interesime edhe nga Liverpool dhe West Ham.
[caption id="attachment_700051" align="alignnone" width="1002"] Piotr Zielinski/ © nga Google[/caption]