Partizani sot është ndeshur me një tjetë kundërshtar, që në thelb ka ngjyrën e kuqe. Krasno (e kuqe) – dar (dhuratë), kështu përkthehet emri i skuadrës që sot ishte përballë Partizanit dhe që në stemën e tyre simbol kishin demin. Histori komunizmi, por që fundi iu buzëqesh rusëve.
Skuadra që u krijua 8 vite më parë për një çështje inati, ku presidenti me origjinë armene Sergey Galitsky, dëshironte të investonte te Kuban Krasnodar, por që për arsye të ndryshme u detyrua që të themelojë klubin e ri, të cilin e emëroi “Krasnodar”.
Që prej vitit 2008 e deri sot, Krasnodar njeh vetëm sukses. Ngjiti shkallët një nga një në Premier League-n ruse, ndërsa ka fituar në sezonin 2013-2014 Kupën e Rusisë. Pjesëmarrja në Europa League që në sezonin 2014-2015, kur arriti në fazën në grupe. Ndërsa vjet arriti që të shpallej kreu i grupit dhe u eliminua në fazën ee 1/32 nga Sparta e Pragës dhe sot shkruajti sërish historinë, duke hedhur një hap të sigurt drejt kalimit në fazën në grupe.
Kështu, Partizani me një histori të bujshme, 70-vjeçare, 15 tituj kampionë dhe 15 Kupa Shqipërië, gjithashtu dhe disa kupa ndërkombëtare, nuk arrin që të bëjë realitet kalimin në fazën në grupe.