
Milani mund të lërë disa lojtarë të largohen nga skuadra. Nevojitet një “pastrim” për të zvogëluar paksa skuadrën dhe gjithashtu për të fituar disa para dhe për të hequr qafe pagat që rëndojnë në bilanc.
Në këtë mënyrë klubi kuqezi po mendon të shesë duke filluar nga reparti i mesfushës. Skuadra franceze Lille ka kërkuar informacion për mesfushorin francezo-algjerian që gjeti pak minuta te kuqezinjtë në sezonin 2022-2023, Yacine Adli. Interesim ka edhe nga disa klube italiane për ish-lojtarin e Bordeaux, i cili mbërriti te Milanello verën e kaluar.
22-vjeçari është i vendosur të largohet nga klubi kuqezi, kryesisht për shkak se në sezonin e kaluar, i pari i tij me kuqezinjtë, ai kishte mundësi shumë të kufizuara. Vetëm 6 paraqitje në të gjitha kompeticionet, në total vetëm 140 minuta në fushë.