
Milan është duke kërkuar një qëndërmesfushor në merkaton e janarit dhe bisedimet më të shpeshta zhvillohen me skuadrën e Arsenal. Sipas Tuttosport, italianët ndjekin dy objektivë kryesorë tek Arsenal. Bëhet fjalë për Granit Xhakën dhe Lucas Torreira.
Xhaka duket larg e më larg "topçinjve", pas performancave të dobta në ndeshjet e fundit dhe krisjes së më parëshme me klubin. Nga ana tjetër një objektivë i kthyer në modë është edhe Torreira, për të cilin kuqezinjtë ishin të interesuar që në verë. Për Torreirën transferimi qëndron pak më i vështirë pasi në garë për të është dhe skuadra e Napolit dhe deri tani në krye të listët qëndron Granit Xhaka.
Poll