
Goditja e parë në merkaton e verës së Milanit e ka emrin, Stefano Sensi. Sipas "Corriere dello Sport", 23 vjeçari italian ka arritur akordin me kuqezinjtë për 5 sezonet e ardhshme, për një pagë që kap shifrën e 1.8 milionë euro.
Sensi luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe te Milani ka detyrën e vështirë, të zëvendësojë Montolivon. Kartoni i tij vlen plot 18 milionë euro sipas transfermarkt, me Milanin që është gati të paguajë 25 milionë, shifër kjo e kërkuar nga drejtuesit e Sassuolës.
Poll