
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta beson se është shëruar prej coronavirus I diagnostikuar 2 javë më parë. Spanjolli testoi pozitivë me COVID-19 më 12 mars, pas ndeshjes së luajtur me Olympiacos. Tashmë për teknikun flitet se është shëruar teksa ka qenë Lucas Torreira ai I cili ka thënë I pari se trajneri I tij ishte duke u bërë më mirë.
Së fundmi Arteta ka folur për një media spanjolle ku shprehet i bindur se Coronavirus i përket të shkuarës. "Më duhen tre ose katër ditë për të filluar të bëhem akoma dhe më mirë, me më shumë energji, për t'i lënë simptomat. Unë jam shumë mirë tani. Ndjej se jam shëruar. Si rezultat i situatës aktuale, ne jemi të qartë se do të ishte e papërshtatshme dhe e papërgjegjshme t'i kërkojmë lojtarëve të kthehen në fushë në këtë kohë. Prandaj skuadra e parë për burra, gratë dhe lojtarët e akademisë të mbeten të gjithë në shtëpi. Qëndroni në shtëpi dhe shpëtoni jetë”, ka thënë Arteta.