
E ka bërë edhe herë të tjera, por këtë radhë Mohamed Salah s’është kursyer aspak. Futbollisti egjiptian ka dhuruar mijëra ton ushqime për banorët e vendlindjes së tij për t’i ndihmuar prej pandemisë COVID-19.
Së bashku me babain e tij, ai u ka kërkuar atyre të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa ndihmat ushqimore do t’ia dërgojë ylli i Liverpool. Iniciativat e bamirësisë janë të shumta nga sulmuesi i njohur dhe në këtë situatë të vështirë të krijuar prej pandemisë, ai nuk hezitoi të jepte kontributin e tij.
Poll